Dosja Balluku, KLP shton mbrojtjen për Dumanin dhe prokurorin e çështjes

Data

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar shtimin e masave të mbrojtjes për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, si dhe për prokurorin e çështjes që po heton zv/kryeministren Belinda Balluku.

Vendimi është marrë pas kërkesës së paraqitur nga kreu i SPAK, për shkak të presionit të shtuar dhe sulmeve publike që, sipas KLP-së, cenojnë pavarësinë dhe sigurinë e prokurorëve të përfshirë në hetime sensitive.

Përveç Altin Dumanit, Komisioni ka miratuar masa mbrojtëse edhe për prokurorin Dritan Prençi, i cili po heton çështjen që lidhet me Belinda Ballukun dhe ka kërkuar më herët caktimin e masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë thekson se garantimi i sigurisë së prokurorëve është thelbësor për funksionimin normal të drejtësisë dhe vijimin pa ndërhyrje të hetimeve penale, veçanërisht në çështje që lidhen me zyrtarë të lartë shtetërorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related