E vënë në qendër të skandaleve, për abuzime me kreditë siç janë rastet e fundit të bëra publike në media, Raiifeisen ka nxituar të shpëlaje imazhin e saj duke bërtitur publikisht se po mbështet familjet e reja me kredi të buta.
Si i mbështet Raiffeisen familjet e reja me kredi të buta? Është duke hequr para nga fitimet e veta të majme. Përgjigja është jo.
Ata qe po mbështesin familjet e reja me kredi të buta janë taksapaguesit shqiptarë jo Raiffeisen. Paratë i paguan buxheti. Ndërsa Raiffeisen jo vetëm që nuk mbështet asnjë lek, por përkundrazi fiton para edhe nga kreditë e buta. Por Raiffeisen bën humor me hallet e miletit.
Për të vazhduar më tej, thonë që kemi shumë programe të përgjegjshmërisë sociale! Çfarë programesh të përgjegjshmërisë sociale ka Raiffeiseni?
