Tender i paracaktuar? Leli Kaja, gjysëm milionë euro për menaxhimin e “mbretërisë së plehrave”

Data

Kompania publike “Eco-Elb”, nën administrimin e Leli Kajës, ka vendosur të shpenzojë mbi gjysëm milioni euro për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve me makineri të rënda, ndërkohë që kontrata të ngjashmë të nënshkruara më parë kanë rezultuar një dështim i plotë.

Një investigim i kryer më herët nga “Boldnews.al” tregoi situatën e vështirë brenda vend-depozitimit të mbetjeve në periferi të Elbasanit, ku dallohej qartë se shoqëria publike, por edhe kontraktori privat, nuk duket se e kishin vrarë mendjen për përmirësimin e gjendjes.

“Eco-Elb”, në pronësi të shtatë bashkive të qarkut Elbasan, mori në dorëzim në fund të vitit 2021 landfillin dhe inceneratorin e qytetit, pas skandalin financiar, ku u përfshinë zyrtarë të niveleve të ndryshme dhe pronarët në letra dhe ata faktikë të kompanisë koncesionare “Albtek Energy”, e kontraktuar nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e kësaj vepre publike.

Në foto: Tenderi i shpallur nga “Eco-Elb” për vitin 2025

Ajo që nisi si një skandal, vijon të jetë i tillë. Këtë, të paktën dyshon Prokuroria e Elbasanit, e cila prej muajsh po zhvillon hetime për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimin e mbetjeve”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related