EMRI/ Dhunoi brutalisht bashkëjetuesen shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari Klejvis Metalla – pritet ekstradimi në Shqipëri

Data

Policia e Shtetit ka arrestuar në Serbi një 24-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses së tij shtatzënë.

Shtetasi Klejvis Metalla, 24 vjeç, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Beogradit. Ai pritet të ekstradohet në Shqipëri në vijim të procedurave ligjore.

Sipas autoriteteve, në janar të vitit 2025, Metalla ka ushtruar dhunë të rëndë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila ishte në gjendje shtatzënie. Për këtë ngjarje, Gjykata e Dibrës, në muajin mars 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Pas vendimit gjyqësor, 24-vjeçari u shpall në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ditët e fundit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në territorin e Serbisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Policia bën me dije se bashkëpunimi ndërkombëtar mes strukturave policore po vijon për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë për veprën e rëndë penale që i atribuohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related