Për ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit.
Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje lokale shiu, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 5 metra në sekondë.
Ndërkohë, në detin Adriatik dhe në detin Jon valëzimi parashikohet të jetë nga 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte relativisht të qeta për lundrim.
