Shkodra në qendër të një vizioni të ri kulturor, parashikohet ngritja e një rrjeti muzesh

Data

Shkodra po ndërton një vizion të ri kulturor, që e vendos trashëgiminë në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit. Pasuria kulturore e saj ishte në fokus të një takimi mes ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe stafit teknik të ministrisë.

Gjatë takimit u diskutua një qasje e re zhvillimi, ku trashëgimia kulturore, turizmi, mobiliteti i qëndrueshëm dhe infrastruktura moderne ndërthuren në një vizion të unifikuar për qytetin.

Në thelb të këtij vizioni qëndron projekti strategjik “Porta e Alpeve”, një korridor kulturor dhe turistik që synon ta shndërrojë Shkodrën në hyrjen kryesore të Alpeve Shqiptare. Projekti parashikon lidhjen e transportit të gjelbër, hapësirave publike dhe ofertës kulturore në një strukturë të integruar.

Vizioni kulturor për Shkodrën përfshin gjithashtu:

  • ngritjen e një rrjeti muzesh në formën e një Museum Quarter, si një pol i ri muzeor dhe kreativ
  • krijimin e itinerareve të gjelbra për këmbësorë dhe biçikleta, që lidhin monumentet, muzetë dhe hapësirat historike
  • rijetëzimin e muzeve dhe banesave historike, duke forcuar identitetin kulturor të qytetit
  • krijimin e hapësirave të reja publike për komunitetin dhe vizitorët

Sipas ministrit Gonxhja, kjo qasje e re synon të ruajë dhe të valorizojë trashëgiminë e pasur të Shkodrës, duke e shndërruar qytetin jo vetëm në një destinacion kulturor të rëndësishëm, por edhe në një qendër të qëndrueshme zhvillimi për gjithë rajonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related