Aksident fatal në Tiranë, humb jetën 28-vjeçari

Data

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50 në aksin rrugor Baldushk–Vishnje. Sipas informacioneve paraprake, i riu me iniciale B. Z. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Përplasja ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 28-vjeçarit.

Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related