Futbollisti i Mallorca theksoi se Real Madrid është një skuadër me madhe, por shtoi se “të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme për ne”.
“Ndihem tmerrësisht, shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të nisim kështu, me pikë. Ne e dimë se Real Madridi është një skuadër e madhe, se ata mund të jenë më të mirët në botë, dhe të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme, e mrekullueshme për ne”, tha sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës.
Vedat Muriqi theksoi se vështirë të luash në La Liga. “Nuk mund ta imagjinoni. Sapo i thashë Militãos që ‘ju jeni të gjithë shumë të shpejtë’. Lojtarë shumë të mirë, yje botërorë. Nga sot e tutje u uroj atyre dhe neve fat në rrugën tonë”,përfundoi ai.
Real Madridi u ndal që në ndeshjen e parë të La Liga dhe merita është e Vedat Muriqit,
Sulmuesi shënoi gol me fanellën e Majorkës duke ndalur ekipin e Ançelotit.
Madrilenët me sulmin e ëndrrave që nga minuta e parë, kërkuan të gjenin golin sa më shpejt dhe ia dolën falë Rodrigos në minutën e 13 të takimit. Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Muriqi ai i cili barazoi shifrat, duke vendosur në baraspeshe ndeshjen edhe një herë për ekipin e tij.
