“Të rinjtë na hoqën frikën”/ Protestuesi sulmon Ramën dhe mazhorancën: Na quajnë korba e sorra

Data

Në ditën e 46-të të protestave kundër qeverisë, një prej qytetarëve të pranishëm në shesh ka vlerësuar rolin e të rinjve në vazhdimësinë e lëvizjes.

Gjatë fjalës së tij, protestuesi tha se rinia u ka dhënë qytetarëve kurajë për të qëndruar për më shumë se një muaj në protestë.

“Të rinjtë ua kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë”, deklaroi ai.

Më tej, qytetari kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e mazhorancës për gjuhën që, sipas tij, kanë përdorur ndaj protestuesve.

“Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba e sorra”, u shpreh protestuesi.

Gjatë fjalës së tij, ai përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, të cilën e akuzoi për korrupsion, arrogancë dhe mungesë respekti ndaj qytetarëve.

Deklaratat e bëra nga protestuesi përfaqësojnë qëndrimin dhe akuzat e tij politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related