Berisha u lirua nga arresti, Noka: Lufta e demokratëve gjunjëzoi narkodrejtësinë

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas lirimin të liderit demokrat, Sali Berisha, duke theksuar se kjo ditë ka një domethënie të madhe për lirinë dhe përpjekjet e demokratëve.

Në një deklaratë për mediat, Noka thekson se liria ka gjithmonë një çmim, dhe se demokratët, nën udhëheqjen e Berishës, kanë paguar çmimin më të lartë për këtë liri.

Ai e konsideron këtë moment si një fitore të madhe për forcën politike të PD dhe për drejtësinë, e cila, sipas tij, është gjetur në fund pas një përballjeje të gjatë dhe të ashpër me “regjimin dhe mafian ndërkombëtare të Xhorxh Soros”.

Sipas Nokës, drejësia e kontrolluar nga Soros ka përpjekur të likuidojë PD-në dhe liderin e saj, por qëndrimi i fortë i demokratëve ka mundur të çlironte situatën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related