Tensionet brenda Partisë Socialiste janë bërë të dukshme pas përplasjes së fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Rama paralajmëroi përjashtimin e Spiropalit nga grupi, duke e lidhur këtë me mungesat në votime dhe qëndrimet e saj në rrjetet sociale.
Në reagimin e saj, Spiropali i është përgjigjur drejtpërdrejt kryeministrit, duke theksuar se vendimi për përjashtim duhet të merret prej tij dhe jo nga figura të tjera brenda partisë.
“Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashto ti, jo ajo,” mësohet të ketë deklaruar Spiropali.
Kjo deklaratë shihet si një kundërpërgjigje e fortë ndaj paralajmërimeve të Ramës dhe sinjalizon përçarje të brendshme në radhët e mazhorancës.
Ngjarja vjen në një moment kur dinamika brenda Partisë Socialiste duket e tensionuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse paralajmërimi për përjashtim do të konkretizohet apo situata do të zgjidhet brenda strukturave të partisë.
