Politikani demokrat Myslim Murrizi ka bërë një reagim për të gjithë ata që kanë shkruar “romane” për ikjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, duke i konsideruar hipokrizi të pështira vetëm për të thënë një fjalë të mirë.
“Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil”, shkruan Murrizi, teksa shton se edhe vetë Gerti do të habitej nga këto “romane”.
Politikani i djathtë thotë se çdo person ka fatin e vetë dhe askush nuk mund të zmadhojë apo zvogëlojë emrin e tij me “romane hipokrite” nëpër rrjete sociale pas vdekjes.
“Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire”, shkruan Myslim Murrizi.
Lexoni reagimin e plotë të ish-deputetit Myslim Murrizi:
Shyqyr qe mbaroi kjo hipokrizia e statusve ne fb me lot e qurre e plot fjale te mira per njerez qe largohen nga kjo bote, qe sa jane gjalle nuk ju leme gje pa thene pa share e pa sajuar per cilindo, vetem e vetem se e shohim si rival apo konkurent qe mund te na zere karriken.
Me habit shume kjo sjellje e peshtire prej kameleoni e nje “dashurie” pas vdekjes per çdo person publik, vetem e vetem per tu dukur si “human” e “xhentil” kur ne fakt ne shpirt je shejtan e katil.
Deri tek ngushellimi i Familjes te afermeve apo Miqve eshte njerzore dhe sevap nese ke mundesi ti hedhesh nje dore dhe kujdo te ndjeri qe ke njohur sa ishte gjalle.
Por kur shoh “romane” me fjale prekese e mburrje aq te shumta sa do habitej edhe vete i ndjeri nga njerez qe nuk kane asnje njohje, asnje lidhje apo asnje lloj kontakti me çdo te ndjere qe iken nga kjo bote, vetem per te treguar se eshte ne pjac, me vjen sinqerisht peshtire.
