Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu kërkoi që në seancën plenare të ditës së sotme të futet në rend dite mocionin me debat për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Ai ka kërkuar njohjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa tha se heshtja e Parlamentit ka një çmim të rëndë për dinjitetin e Kuvendit dhe rolin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kurriz të Kosovës.
“Muaj përpara, ne një grup deputetësh të PD-së, ku bën pjesë dhe zoti Berisha, që mbahet i burgosur politik. Kemi paraqitur një kërkesë me shkrim, brenda të gjitha standardeve për një mocion me debat për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Atje ka edhe një kërkesë që i drejtohet qeverisë shqiptare, për të asistuar qeverinë e Kosovës pranë gjykatës ndërkombëtare, për njohjen e këtij gjenocidi, gjë që qeveria e Kosovës nuk mund ta bëjë sepse nuk është pjesë e organizatës së Kombeve të bashkuara. Mosfutja e kësaj çështje në rend dite, një fakt i njohur publikisht, ka andikapuar një proces të tërë, të dënimit të gjenocidit dhe fajësimin në mënyrë të padrejtë të Kosovës”,-tha Shehu.
