Balliu: Kongresmenët amerikanë kërkojnë hetim për lidhjet me krimin, Policia merret me komentet në rrjetet sociale

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit lidhur me hetimet ndaj komenteve dhe vlerësimeve (“reviews”) negative për biznese në rrjetet sociale, duke akuzuar qeverinë se po shmang problemet kryesore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu deklaroi se, ndërsa sipas tij zhvillimet që lidhen me platformën SKY ECC dhe kërkesat e disa kongresmenëve amerikanë për hetime mbi lidhjet e pretenduara mes qeverisë dhe krimit janë çështje me rëndësi, Policia e Shtetit po fokusohet te komentet në internet.

“Ndërkohë që SKY ECC nxjerr në dritë lidhjet e qeverisë me krimin dhe kongresmenë amerikanë kërkojnë hetimin e këtyre lidhjeve, zari i Ballukut, Skënder Hitaj, merret me komentet në Facebook. Problemi i Shqipërisë nuk janë komentet në rrjetet sociale. Problemi janë korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin. Shqipërisë i duhet një qeveri normale, ku policia të luftojë krimin, jo komentet në internet”, shkroi Balliu.

Reagimi i deputetit demokrat vjen pas debatit të krijuar mbi njoftimin e Policisë së Shtetit për verifikimin e rasteve të komenteve dhe vlerësimeve të rreme apo denigruese ndaj bizneseve në platformat online.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related