Kryetari i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me bashkë-raporterët për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshilli i Europës, Ionuț-Marian Stroe dhe Paweł Jabłoński.
Në fokus të diskutimeve ishin reformat kryesore në vend, ku Balla theksoi gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim me opozitën, veçanërisht për reformën zgjedhore dhe atë administrativo-territoriale.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte nisma për referendumet. Sipas Ballës, kjo e drejtë ekziston në Kushtetutë, por nuk është bërë ende funksionale për shkak të mungesës së një kuadri ligjor të plotë. Me nismën e re synohet që qytetarët të kenë mundësi reale për të ushtruar drejtpërdrejt sovranitetin e tyre.
Balla theksoi gjithashtu se Shqipëria vijon të respektojë të drejtat e minoriteteve dhe përmendi si zhvillim të fundit edhe dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët
