Shoqata e Transportit takim me Delina Ibrahimaj: Diskutohet kompensimi për naftën për të shmangur rritjen e çmimit të biletës

Data

Shoqata e Transportit Publik ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për të diskutuar masat që duhen marrë për përballimin e rritjes së çmimit të karburantit dhe ndikimin e tij në sektor.

Operatorët paralajmëruan se, në mungesë të mbështetjes financiare, mund të detyrohen të reduktojnë deri në 30% flotën e autobusëve, çka do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët dhe shërbimin publik.

Si zgjidhje e mundshme, në takim u diskutua riaktivizimi i një vendimi të mëparshëm të qeverisë (VKM 2022), i cili parashikon kompensim prej 100 lekë për litër karburant për transportin urban, rrethqytetas dhe ndërqytetas, si dhe lehtësira fiskale për operatorët.

Shoqata paraqiti disa kërkesa kryesore:

  • Paketë antikrizë emergjente për sektorin
  • Ulje ose heqje të barrës fiskale (taksë qarkullimi, akcizë)
  • Heqje të TVSH-së për karburantin
  • Ose alternativisht, kompensim të drejtpërdrejtë financiar bazuar në konsumin real

Sipas përfaqësuesve të transportit, mosndërhyrja do të çonte në përkeqësim të shërbimit dhe potencialisht në rritje të çmimit të biletave për qytetarët.

Takimi vjen në një moment kur çmimet e naftës vijojnë të jenë të larta, duke ushtruar presion të fortë mbi sektorët që varen drejtpërdrejt nga karburanti, si transporti publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related