Taulant Balla ironizon Berishën në Kuvend për garën në PD: Ishte një garë e fortë, nuk dihej kush do të fitonte

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në Kuvend ndaj deklaratave të kreut të Partia Demokratike, Sali Berisha, duke përdorur tone ironike lidhur me zgjedhjet e fundit për drejtimin e Partisë Demokratike.

Në nisje të fjalës së tij, Balla theksoi rëndësinë e investimeve të huaja për ekonominë shqiptare dhe vlerësoi politikat që sipas tij kanë sjellë rritje të investimeve në vend.

Më pas, ai iu referua procesit zgjedhor në PD, duke ironizuar garën për postin e kryetarit të partisë.

“Urime për zgjedhjen në krye të PD-së, sepse ishte garë e fortë dhe nuk dihej kush fitonte. Fitore të tilla u pafshim gjithmonë”, deklaroi Balla nga foltorja e Kuvendit.

Ai shtoi se investimet e huaja në Shqipëri janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën kur vendi drejtohej nga qeveritë e Partisë Demokratike, duke e cilësuar investimin e fundit në jug të vendit si një nga projektet më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Deklaratat e Ballës erdhën pas fjalës së Berishës, i cili kishte kritikuar qeverinë për mënyrën e trajtimit të investimeve dhe çështjeve të pronësisë, veçanërisht në lidhje me zhvillimet e fundit në zonën e Zvërnecit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related