35-vjetori i PS-së, Rama nga Berati kujton rrugëtimin e socialistëve: Dikur përndiqeshin me libër shtëpie, sot transformimi është i dukshëm

Data

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Berat në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij, Rama falënderoi anëtarët dhe mbështetësit socialistë të qarkut të Beratit për kontributin ndër vite, ndërsa e cilësoi Beratin si një nga shembujt më domethënës të transformimit të vendit gjatë dekadave të fundit.

“Në Berat vij gjithmonë me shumë dëshirë, sepse është një nga shëmbëlltyrat më kuptimplota të transformimit. Kur kam ardhur këtu për herë të parë, rruga që lidhte Beratin me Lushnjën ishte shumë problematike. Në fakt, nuk ishte rrugë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi gjithashtu periudhën e vështirë të viteve të para pas tranzicionit politik, duke theksuar se socialistët përballeshin me presione dhe diskriminim politik.

“PS në territor ishte forca e një grushti njerëzish. Njerëzit e Partisë Socialiste përndiqeshin me libër shtëpie”, deklaroi ai.

Duke folur për historinë e partisë, Rama u ndal edhe te periudha e krizës së vitit 1997, duke kujtuar se socialistët morën përgjegjësinë e qeverisjes në një moment të vështirë për vendin.

“Partia Socialiste mori përsipër drejtimin e vendit kur ranë piramidat e llahtarshme. Nga ato rrënoja doli qeveria e parë socialiste”, tha Rama.

Aktiviteti në Berat është pjesë e turit të organizuar nga Partia Socialiste në të gjithë vendin për të përkujtuar 35-vjetorin e krijimit të saj dhe për të reflektuar mbi rrugëtimin politik të kësaj force ndër vite.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related