“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Data

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit në burim janë edhe pagesat në honorare.

Në udhëzimin e ndryshuar i botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se do të konsiderohen “honorare” dhe për to duhet të mbahet tatimi në burim, pagesat për përdorimin ose të drejtën e përdorimit të një aktivi jomaterial dhe përfshijnë dy kategori.

Kategoria e parë që do të përfshihet do të jetë për përdorimin ose të drejtën për të përdorur një të drejtë autori të veprës letrare, artistike ose shkencore, duke përfshirë filmat ose regjistrimet video ose audio, pavarësisht nëse vepra është në format elektronik ose ndryshe. Së dyti, përdorimin ose të drejtën për të përdorur një patentë, licencë, shpikje, markë tregtare, dizajn ose model, plan, formulë ose proces sekret, ose pronë apo të drejtë tjetër të ngjashme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related