Tatimet mblodhën 405,6 miliardë lekë në buxhet në 2024-ën, 48,5 miliardë lekë më shumë se në 2023

Data

Të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjatë vitit 2024 llogariten në 405,6 miliardë lekë. Sipas statistikave të publikuara nga DPT, të ardhurat e mbledhura në buxhet rezultuan 5,1 miliardë lekë më të larta krahasuar me planin, si dhe 48,5 miliardë lekë më të larta krahasuar me vitin 2023. Vetëm gjatë muajit dhjetor, DPT mblodhi 35,5 miliardë lekë, ose 1,8 miliardë lekë më tepër se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.

Në vitin 2025, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 754,650 milionë lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 709,854 milionë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 499,187 milionë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore, planifikohen të jenë 168,989 milionë lekë. Faktorët që janë marrë në konsideratë, të cilët ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2025, përfshijnë kuadrin makroekonomik për vitin 2025 ku është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3,9% dhe indeksi i çmimeve 3%, si dhe paketën fiskale 2025, me propozime të cilat gjenerojnë të ardhura shtesë në zërin e akcizës dhe nga taksat nacionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related