Tarifat e Trump ndezin revoltën/ Kryeministri i Groenlandës del në protestë kundër presionit amerikan

Data

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm në Evropë, por edhe në vetë Groenlandën. Kryeministri i ishullit arktik, Jens-Frederik Nielsen, iu bashkua protestave të qytetarëve, duke kundërshtuar hapur presionin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara.

Trump paralajmëroi tarifa 10% ndaj eksporteve të vendeve të NATO-s që kanë dislokuar trupa në Groenlandë, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe disa shtete nordike. Sipas tij, tarifat do të rriten në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për atë që ai e cilësoi si “blerje të plotë dhe totale të Groenlandës”.

Deklaratat e presidentit amerikan u shoqëruan me akuza ndaj vendeve evropiane, të cilat ai i përshkroi si faktorë destabilizues në rajon, ndërsa paralajmëroi për interesa strategjike të Kinës dhe Rusisë në ishullin arktik.

Në reagim, kryeministri i Groenlandës u shfaq publikisht në protestat kundër këtyre kërcënimeve, duke theksuar se sovraniteti i ishullit nuk është objekt pazari dhe se Groenlanda nuk mund të trajtohet si një mall tregu. Ai u shpreh se presioni ekonomik dhe kërcënimet me tarifa rrezikojnë stabilitetin e rajonit dhe jetën e komuniteteve lokale.

Autoritetet lokale kërkuan dialog dhe respekt të plotë të vullnetit të popullit të Groenlandës, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve mund të ketë pasoja serioze gjeopolitike në Arktik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related