Taksimi për profesionet e lira, ‘thumbon’ deputetja Tabaku: Pandershmëria kthyer në sistem!

Data

Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi taksën për profesionet e lira.

Sipas Tabakut pandershmëria është kthyer në sistem dhe kjo është në dëmin e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Tabakut:

Pandershmëria kthyer në sistem!

Tanimë, dora e padrejtë dhe e pandershme e sistemit socialist të taksave po godet edhe më fortë profesionistët e lirë dhe shtresën e mesme duke i taksuar ato deri në 50% të të ardhurave të tyre ndërkohë që një biznes i madh taksohet me 15%.

Inxhinierimi i këtij sistemi është rruga “normale” që ndjek kjo shumicë socialiste. Sistemi i korrupsionit, ngritjes së monopoleve përmes ligjeve me porosi duke shkatërruar iniciativën e lirë dhe sipërmarrjen po jep frytet e veta dhe në deformimin e një sistemi fiskal që ngarkon me barrë 95% të shqiptarëve, veçanërisht shtresën e mesme, ndërsa jep përfitime të pamenduara për një pakicë që zotëron monopolet, kontrollon 40% të buxhetit që janë tendera dhe shumicën dërrmuese të koncesioneve.

Ky moçal që kalb gjithë ekonominë dhe shumicën e qytetarëve promovon vetëm pandershmërisë, korrupsionit me Koncesione/PPP dhe monopolet duhet të marrë fund. Gjykata Kushtetuese duhet që të shqyrtojë padinë e depozituar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe së cilës i janë bashkuar shoqata e kontabilistëve të miratuar dhe pritet t’i bashkohen dhe palë të tjera. Pandershmëria është kthyer në sistem dhe kjo është në dëmin e shqiptarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related