Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu flet për herë të parë për situatën e krijuar në QSUT pas zjarrit të rënë në katin -1, që ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimin e urgjencës.
Ministrja po raporton në Komisionin për Shëndetësinë dhe tha se po punohet për të kthyer shërbimin e urgjencës brenda majit.
“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të aftë sot të përballojnë fluksin e shërbimeve për të cilat urgjenca e QSUT nuk mund të japë shërbim. Deri pak vite më parë diçka e tillë do ishte e pamendueshme dhe ky incident do ta fuste në kolaps sistemin shëndetësor, kjo nuk është situata sot.
