“Taksidarët” e Ramës zbresin në terren, terror ndaj biznesit që shet bulmet pa faturë

Data

Ashtu siç e kishte paralajmëruar Edi Rama sot do të zbresin në terren tatimorët për të ushtruar kontroll dhe terror ndaj bizneseve që shesin bulmet pa faturë.

Kjo nuk është hera e parë që “taksidarët e qeverisë” dalin për të kontrolluar bizneset por përfundojnë duke mbyllur sytë përballë ryshfetit.

Aksioni vjen pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit në Durrës. Ultimatumi synon gjurmueshmërinë e produkteve por kjo masë radikale rrezikon të ketë efekte negative te blektorët dhe prodhuesit e vegjël.

“Duke filluar nga e hëna nuk ka më paralajmërime po vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë”, tha Rama.

Taksidarët e Ramës janë të “stërvitur” me këto aksione pasi e kanë të qartë “objektivin”: Fillimisht terror ndaj biznesit, fermerëve dhe më pas mund të “zbuten” në mënyrë selektive kush nga pronarët i mbush xhepin me para.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related