Takimi në Elbasan – Salianji falënderon demokratët: Ta bëjmë sërish PD-në shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve

Data

Pas takimit të zhvilluar në Teatrin Skampa në Elbasan, ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka falënderuar të gjithë demokratët që morën pjesë, duke e cilësuar aktivitetin si frymëzues dhe domethënës.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shprehet se energjia dhe angazhimi i pjesëmarrësve tregojnë se Partia Demokratike ka ende forcën për t’u ringritur dhe për t’u kthyer në një alternativë reale qeverisëse.

Ai ftoi çdo demokrat dhe çdo opozitar që të bashkohet në këtë rrugëtim, me synimin që PD të rikthehet si shtëpia politike e shumicës së shqiptarëve dhe të dalë fituese në përballjet e ardhshme politike.

“Takimi në Elbasan ishte mjaft frymëzues. Ftoj çdo demokrat dhe çdo opozitar të bashkohemi për ta bërë sërish Partinë Demokratike shtëpinë politike të shumicës së shqiptarëve dhe një forcë fituese”, shkruan Salianji.

Takimi në Elbasan ishte i treti në radhë për Salianjin, pas vizitave dhe bashkëbisedimeve të zhvilluara më herët me demokratët në Durrës dhe Gjirokastër, në kuadër të turit të tij të takimeve me bazën e partisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related