Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump dhe Joe Biden kanë zhvilluar një takim kokë me kokë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo se çfarë u vu re ishte mungesa e bashkëshortes së Trump, Melania Trump, e cila nuk e shoqëroi atë në Shtëpinë e Bardhë.
Zonja e Parë e ardhshme e SHBA-ve, njoftoi zyrtarisht se nuk do të mundet të marrë pjesë në këtë takim, teksa uroi suksese të mëtejshme bashkëshortit të saj.
Përmes një postimi në platformën “X”, zyra e shtypit e Melania Trump, shkruan se ajo nuk do mund të shoqërojë Presidentin e zgjedhur.
Media MSNBC shkruan se ajo nuk do të ndjekë rrugën tradicionale e të qenurit “Zonjë e Parë”, ndërsa media greke skai.gr raporton se mungesa e Melania Trump lidhet me detyrimet e saj për botimin e autobiografisë së saj.
Postimi i plotë i zyrës së Melania Trump:
Zonja Trump nuk do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Shtëpinë e Bardhë. Rikthimi i bashkëshortit të saj në Zyrën Ovale për të nisur procesin e tranzicionit është inkurajues dhe ajo i uron suksese të mëtejshme. Në këtë rast, disa burime të paidentifikuara në media vazhdojnë të japin informacion të rremë, mashtrues dhe të pasaktë. Jini selektues me burimin tuaj të lajmeve.
