Ervin Salianji zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat e Partisë Demokratike në Korçë, të cilin e cilësoi si një moment të mbushur me energji, entuziazëm dhe frymëzim. Përmes një reagimi publik, ai u shpreh se kjo frymë pozitive po ndihet gjithnjë e më shumë në të gjithë vendin.
Sipas Salianjit, takime të ngjashme kanë treguar të njëjtin mobilizim edhe në Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Shkodër, ndërsa Korça, siç e quajti ai, “qyteti i zemrës”, i përcolli një energji të veçantë.
Ai theksoi se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me potencial për të përfshirë njerëz, për të ringjallur besimin dhe për të sjellë një ndryshim të vërtetë përmes rotacionit politik. Salianji falënderoi demokratët e Korçës për mbështetjen dhe pjesëmarrjen, duke e cilësuar takimin si të paharrueshëm dhe një sinjal të qartë se PD ka frymëzimin dhe vullnetin për ndryshim.
