Ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutimesh, samiti i liderëve europianë për Ukrainën të zhvilluar ditën e sotme në Londër
Në përfundim të Samitit presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Evropa duhet të riarmatoset urgjentisht. Ndër të tjera ajo e ka përkufizuar Samitin si një diskutim i mirë dhe i sinqertë.
Von der Leyen thotë se u diskutuan nevojat për garanci gjithëpërfshirëse të sigurisë, duke përfshirë vendosjen e Ukrainës në një pozicion të fortë dhe sigurimin që ajo të ketë mjetet për të fortifikuar dhe mbrojtur veten.
Presidentja e KE vazhdon duke thënë se “ne duhet të kemi një rritje në mbrojtje”, duke shtuar se nevojitet një plan i qartë nga Bashkimi Evropian dhe një qasje e përbashkët evropiane.
“Tani është me rëndësi të madhe që të rrisim shpenzimet, është e rëndësishme që të përgatitemi për më të keqen,” shprehet Von der Leyen
