Rama në delir, u “shet mend” shqiptarëve në Greqi për kullat që kanë zaptuar Tiranën

Data

Pasi largoi 1 milion shqiptarë nga vendi gjatë qeverisjes së tij, Edi Rama “shiti mend” sot në Athinë përmes panirit të punës dhe u kërkoi shqiptarëve të Greqisë të rikthehen në atdhe.

Në një kohë kur shqiptarët nuk mbushin dot as frigoriferin me ushqime, Rama deklaron në delir se pagat në Shqipëri tashmë janë më të larta se në Greqi.

“Ky panair i parë në Athinë do të pasohet nga një panair i dytë në vjedhtë. Do vijmë përsëri dhe do të jemi këmbëngulës sepse të 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot, ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjta vende pune këtu në Greqi. Sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri 200 mijë lekë të vjetra, mund të shohin që në sektorin e turizmit dhe para se të hyja këtu po flisja më dikë që punon këtu sanitare në një hotel ku për 21 dhoma që kishte në përkujdesje merrte 580 euro në Shqipëri merr 950 euro”- tha Rama.

Ndërkohë, më tej shiste mend për kullat e larta që i kanë marrë frymën Tiranës e resortet e miqve të tij oligarkë që kanë zaptuar vijën bregdetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related