Primaret e PD/ Kush janë kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri, sa vota morën deputetët

Data

Partia Demokratike mbajti më 1 Mars procesin e Primareve, teksa mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi dhe rezultatet për 12 Qarqet e vendit, të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet pët zgjedhjet e 11 Majit.

Në rezultat nuk u përfshinë qendrat e votimit në Vorë dhe Paskuqan sa i përket Qarkut të Tiranë dhe qendra e votimit në Konispol në Qarkun e Vlorës. Ato janë shpallur të parregullta nga KOKOE, për shkak se janë konstatuar problematika, ku në kuti janë gjetur më shum% vota se sa numër votuesish.

Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave zyrtare nga PD, në rang kombëtar kanë votuar gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë.

Nga rezultati vihet re se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, duke u skualifikuar automatikisht, pa iu kaluar emri në Kryesi.

Nga të gjithë kandidatët, më i votuari ka rezultuar deputeti Bledjon Nallbati me 1219 vota, por vlen të theksohet se ai votat i ka marrë vetëm në zonën e Devollit, pasi në Korçë dhe qytetet e tjera të Qarkut numri i votave që ka marrë ka qenë shumë i vogël. Pas Nallbatit, renditen sërish emra surprizë si Zija Ismaili në Berat, Hysen Kadiu në Tiranë apo Eduart Sharka në Fier.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related