Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi.
Në një reagim publik, Hoxha bëri të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian, ku të dy vendet ndajnë aspiratën për t’u bërë pjesë e bllokut europian.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për të ndarë përvojën e saj në rrugën drejt integrimit, duke e konsideruar bashkëpunimin me Moldavinë si një element të rëndësishëm në këtë proces.
Sipas Hoxhës, zgjerimi i BE-së shihet si një investim strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit, si dhe për ndërtimin e një Europe më të bashkuar dhe më rezistente ndaj sfidave globale.
Takimi vjen në një kohë kur procesi i zgjerimit të BE-së po merr vëmendje të shtuar, në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike dhe nevojës për forcimin e partneriteteve mes vendeve aspirante.
