Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Beratit, ku një 34-vjeçar ka sulmuar dy gra në mes të rrugës, duke i dëmtuar me sende të forta.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, shtetasi me inicialet A. Gj., banues në Berat, është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në një moment kur autori ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë dy shtetase, në rrugë, duke përdorur sende të forta”, njoftoi policia.
Fatmirësisht, gratë e sulmuara kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
