Sulmi në Banjskë/ NATO i tërheq vëmendjen Serbisë: Beogradi të japë llogari për përgjegjësit

Data

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca pret nga autoritetet serbe që të përcaktojnë dhe të mbajnë përgjegjësi për sulmin e armatosur në Banjskë, si dhe për dhunën ndaj trupave të KFOR-it gjatë tensioneve në veri të Kosovës.

Duke folur në Parlamentin Evropian, Rutte tha se pavarësisht marrëdhënieve personale me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pritshmëritë e NATO-s janë të qarta: drejtësi dhe llogaridhënie për ngjarjet e rënda që destabilizuan rajonin.

Ai theksoi se NATO mbetet e angazhuar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk do të lejojë krijimin e vakumeve të sigurisë, duke nënvizuar se përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it duhet të përballen me drejtësinë.

Deklarata e Ruttes rikonfirmon presionin ndërkombëtar ndaj Beogradit, në një kohë kur tensionet Kosovë–Serbi vijojnë të mbeten një nga sfidat kryesore të sigurisë në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related