Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve me raketa dhe dronë të raportuara ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si një akt të pajustifikueshëm agresioni.
Në një reagim publik, Rama theksoi se këto sulme përbëjnë jo vetëm një goditje ndaj një shteti sovran, por edhe ndaj vetë stabilitetit dhe paqes në rajonin e Gjirit Persik dhe më gjerë.
Ai akuzoi drejtpërdrejt Irani për përshkallëzimin e situatës, duke e cilësuar si një regjim që eksporton dhunë dhe pasiguri përtej kufijve të tij.
“Sulmet përbëjnë një akt agresioni të paprovokuar dhe krejtësisht të pajustifikueshëm,” u shpreh Rama, duke shtuar se shënjestrimi i Emirateve – një vend që sipas tij përfaqëson stabilitetin dhe bashkëjetesën ndërkombëtare – është një sulm ndaj vetë mundësisë së paqes globale.
Kreu i qeverisë shqiptare shprehu gjithashtu solidaritet të plotë me autoritetet dhe popullin e Emirateve, duke theksuar se përpjekjet për të frikësuar shtetet e lira nuk do të kenë sukses, por vetëm do të forcojnë vendosmërinë për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë.
Në fund të reagimit, Rama kërkoi që Irani të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm, duke shtuar se këto veprime dëmtojnë edhe vetë popullin iranian dhe e çojnë vendin drejt izolimit ndërkombëtar.
