Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveria amerikane u informua nga Izraeli për sulmin ndaj Iranit pak para fillimit të operacionit dhe nuk kishte asnjë përfshirje në të. Savett tha se SHBA e kupton se Izraeli po kryen sulme precize kundër objektivave ushtarake në Iran në ushtrim të së drejtës për vetëmbrojtje dhe në përgjigje të sulmit raketor iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. Megjithatë ai shprehet se Irani duhet të ndërpresë sulmet e tij ndaj Izraelit në mënyrë që ky cikël luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm.
“Iranit të ndërpresë sulmet e tij ndaj Izraelit në mënyrë që ky cikël luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm. Ne e kuptojmë se Izraeli po kryen sulme precize kundër objektivave ushtarake në Iran në ushtrim të së drejtës për vetëmbrojtje dhe në përgjigje të sulmit raketor iranian ndaj Izraelit më 1 tetor. Izraeli ka njoftuar se përgjigja e tyre ndaj sulmit me raketa balistike të Iranit më 1 tetor është tashmë i plotë.
