Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

Data

Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë.

“Ne sot kemi një sistem zgjedhor të Edi Ramës e Damian Gjiknurit që masakron votën e shqiptarëve, të opozitës dhe partive të vogla, duke vrarë pluralizmin politik. Nuk do mjaftojë rregullimi i rregullave për kuotën gjinore, financimin e partive, numërimin etj, nëse ne nuk ndryshojme patjetër këtë sistem zgjedhor.

Ky sistem zgjedhor është paçavure, nuk ndreqet, është toksik për pluralizimin dhe partite politike dhe për zgjedhësit. Duhet hequr menjëhere”, shprehet nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi për Tv Klan.

Në kushtet kur opozita e akuzon maxhorancën se kontrollon të gjitha pushtetet, duke nisur nga Presidenti, e deri tek drejtësia, cili sistem mund të sigurojë përfaqësim të drejtë në parlament?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related