Shkeljet/ Kompania pronare e klubit “Vllaznia” përjashtohet dy vjet nga tenderat

Data

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka përjashtuar kompaninë e pajisjeje mjekësore, “Albaphoto”, nga e drejta për të marrë pjesë në tendera publikë për një periudhë 2-vjeçare.

Vendimi është marrë në datë 25 Nëntor 2024 dhe ai është në fuqi deri në të njëjtën datë të vitit 2026.

Në Buletin e Prokurimeve Publike të datës 2 Dhjetor 2024 është paraqitur njoftimi “Operatori ekonomik i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit me emër ‘Albaphoto’, me nipt K 86618008 S, përjashtohet për një periudhë 2-vjeçare”.

Njoftimi i APP-së për përjashtimin nga tenderat të shoqërisë “Albaphoto”

Boldnews.al” kreu verifikimet në rubrikën përkatëse në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik për të mësuar më shumë mbi shkeljet e kryera nga “Albaphoto”. Për neglizhencë ose lapsus, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, APP nuk e ka shpallur ende vendimin e saj të plotë, megjithëse e ka përmendur në Buletinin e Prokurimeve Publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related