Sulm në konsullatën e Izrael në Stamboll – Erdoğan dënon aktin dhe paralajmëron vijimin e luftës kundër terrorizmit

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën e Izrael në Stamboll, duke e dënuar ashpër ngjarjen.

Në deklaratën e tij, Erdogan e cilësoi sulmin si një akt “frikacak” dhe theksoi se autoritetet turke kanë reaguar menjëherë. Sipas tij, tre persona të përfshirë në sulm janë neutralizuar, ndërsa dy oficerë policie kanë mbetur të plagosur lehtë.

Ai bëri të ditur se organet e drejtësisë, policia dhe shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.

Erdogan theksoi se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën kundër terrorizmit, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve diplomatike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related