Dorjan Teliti: Reduktimi i transportit publik me 40% rrezikon paralizimin e Tiranë

Data

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë, Dorjan Teliti, ka ngritur alarmin për një krizë të rëndë në transportin publik, pas reduktimit me 40% të flotës së autobusëve në kryeqytet.

Sipas tij, kjo situatë e vendos qytetin në prag paralize, duke rrezikuar bllokimin e lëvizjes dhe përkeqësimin e ndjeshëm të trafikut.

Teliti theksoi se ulja e numrit të autobusëve do të sjellë më shumë makina në rrugë, duke rritur ndotjen e ajrit dhe duke vështirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se ndikimi do të jetë edhe ekonomik dhe social, pasi qytetarët do ta kenë më të vështirë të shkojnë në punë, ndërsa shërbimet mund të përballen me vonesa dhe bllokime.

Në reagimin e tij, ai akuzoi institucionet për mungesë reagimi, duke theksuar se qeveria dhe bashkia nuk kanë marrë masa për të adresuar situatën, pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme.

Mes kërkesave të tij janë ulja e barrës fiskale mbi karburantin për të ndihmuar sektorin dhe thirrja e një mbledhjeje urgjente të Këshillit Bashkiak për të diskutuar masa konkrete mbështetëse.

Në përfundim, Teliti e cilësoi situatën si një krizë të funksionimit të qytetit dhe bëri thirrje për reagim të menjëhershëm institucional, duke paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related