Sulm me thikë në Linz të Austrisë, një person humb jetën dhe një tjetër plagoset rëndë

Data

Një sulm i rëndë me thikë ka ndodhur në qytetin Linz të Austrisë, ku dy persona u sulmuan në mes të rrugës.

Sipas policisë austriake, njëri prej të sulmuarve ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Autoritetet bëjnë të ditur se personi i dyshuar si autor i sulmit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Policia ka deklaruar se informacione të tjera lidhur me viktimat, autorin dhe dinamikën e ngjarjes do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme të hetimeve.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave lokale, të cilat nuk janë konfirmuar zyrtarisht, i dyshuari dyshohet se ka bërtitur slogane kundër myslimanëve gjatë incidentit.

Një dëshmitar okular ka deklaruar se e pa autorin të qëndronte për pak kohë në mes të rrugës duke penguar qarkullimin, para se të ndërhynin forcat e policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related