Një sulm me dron ka goditur Ambasadën e Shtetet e Bashkuara në Bagdad, sipas raportimeve të Reuters, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të rrezikshëm në konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ngjarja vjen në një moment kur tensionet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-ve kanë hyrë në javën e katërt, me përplasje të vazhdueshme ushtarake.
Më herët, SHBA ka goditur impiantin bërthamor të Natanz në Iran, ndërsa autoritetet iraniane deklaruan se nuk ka pasur rrjedhje radioaktive.
Si kundërpërgjigje, Teherani ka lëshuar raketa balistike drejt bazës ushtarake të përbashkët SHBA–Britani në Diego Garcia, duke rritur frikën për përhapje më të gjerë të konfliktit.
Ndërkohë, në Irak autoritetet kanë shpallur gjendje force madhore në fushat e naftës të operuara nga kompani të huaja, duke urdhëruar ndërprerjen e prodhimit në zonat e prekura.
Situata mbetet shumë e tensionuar dhe me rrezik për destabilizim të mëtejshëm rajonal dhe global.
