Deputeti demokrat, Dashnor Sula i është rikthyer debatit, ku me votat e mazhorancës nuk u dërgua në Gjykatën Kushtetuese mandati i Olta Xhaçkës. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Sula theksoi dje se mazhoranca ka nisur një fushatë sulmi ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Ai shtoi se deputetët e PS-së, të cilët votuan kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese shkelën betimin e tyre mbi Kushtetutë duke respektuar vendimin e kryetarit të tyre. Sula theksoi se i bashkohet letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri, Wizner i dërgoi Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. “Ndaj unë sot i bashkohem letrës mbështetëse që i ngarkuari me punë i SHBA në Shqipëri z. Wizner i ka dërguar Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Organet e reja të drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar emocionalisht, pa u ndikuar politikisht dhe pa u intimiduar. SPAK është institucioni që ka besueshmërinë më të lartë të publikut për momentin dhe ka mbi supe një peshë shumë të rëndë për ta mbajtur këtë peshë pa thyer besimin e tyre”, shkroi dje Sula.
Sula: Politika të distancohet, të mbaj larg duart dhe mendjen nga drejtësia
Data
