PD: Faktet që tregojnë përfshirjen e Shqipërisë në linjën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme

Data

Partia Demokratike deklaron se kompania “Sokolaj”, rezulton se ka eksportuar nga Porti i Durrësit, jo 816 ton, por plot 20 mijë ton lëndë të rrezikshme të zhdukura pa destinacion, dhe me origjinë të panjohur, për të cilat kompania pretendon se i ka marrë nga kompania “Kurum”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha më tej se pavarësisht pretendimeve të kompanisë “Sokolaj”, rezulton se kompania “Kurum” nuk kishte kontratë aktive për transferimin e mbetjeve të rrezkishme, ndaj dhe është gjobitur me 1.5 milionë lekë gjobë, dhe pezullimin e aktivitetit të transferimit deri në lidhjen e një kontrate.

Sipas saj, kjo gjetje në kompaninë “Kurum”, konfirmon se jo vetëm 816 tonët me destinacion Tajlandën, por edhe 20 mijë tonët e eksportuara nga Sokolaj, nuk mund të jenë marrë te Kurum, për sa kohë mes dy kompanive nuk ka një marrëveshje.

Vangjeli deklaroi më tej se ekspertët e mjedisit konfirmojnë faktin se Shqipëria nuk mund të prodhojë një sasi të tillë mbetjesh të rrezikshme dhe kjo ngre dyshimet për përfshirjen e Shqipërisë në linjën ndërkombëtare të trafikut të mbetjeve të rrezikshme.

Ajo tha më tej se dokumentet e publikuara në emisione televizive ngarkojnë me përgjegjësi direkte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe autoritetin portual Durrës, si institucionet që do të duhet të kishin parandaluar këtë aferë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related