Sondazhi i patronazhisteve nxjerr Erion Veliaj fitues

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duket se është kthyer në makth për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Prej disa javësh, opozita e drejtuar nga Partia e Lirisë dhe Rithemelimi po proteston para Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliajt pas arrestimeve të drejtorëve të tij për dosjen “5D”. Por protesta e kundër Veliajt e dirigjuar nga opozita anti-SPAK dhe anti-amerikane nuk është se ka prodhuar ndonjë gjë, për shkak se qytetarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për tubim. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, çifti Meta-Berisha duket se i pret edhe një betejë e fortë, nëse qytetarët e Tiranës do të votonin sot për kryetar bashkie, ku nga njëra Partia Socialiste do të ketë kandidat zotin Veliaj, ndërsa Partia e Lirisë dhe Rithemelimi i Berishës do të kenë kandidat më vetë, pra të ndarë nga njëri-tjetri, socialistët do të korrnin një fitore spektakolare. Ky paralajmërimi është bërë nga eksperti i zgjedhjeve, Eduart Zaloshnja, i cili ka publikuar një sondazh.

Ja sondazhi i plotë i publikuar nga eksperti Eduard Zaloshnja

Pas protestave opozitare para Bashkisë Tiranë, të udhëhequra nga eksponentë kryesorë të partisë së Berishës dhe të partisë së Metës, JAVANEËS më kërkoi t’i zhvilloja një sondazh, ku të testoja sa vota do të merrte sot Veliaj përballë një kandidati të secilës parti respektive. Sondazhin e zhvillova gjatë fundjavës, duke dërguar një SMS me linkun e pyetësorit tek banorë krejt të rastësishëm në territorin e Bashkisë Tiranë. Kampioni i sondazhit përbëhej nga 1254 banorë të rritur, të shpërndarë proporcionalisht në të gjithë territorin e bashkisë. Kampioni u ripeshua gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë popullsinë e rritur të Bashkisë Tiranë. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor të sondazhit rezultoi plus minus 3.1%. Nga sondazhi doli se në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Berishës, sot 52% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, ndjeshëm më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn. Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Berishës, do të votonin rreth 120 mijë (shihni Grafikun 1 më poshtë).

Erion Veliaj makthi i Ilir Metës e Sali Berishës, nëse

Në një përballje hipotetike zgjedhore mes Veliajt dhe një kandidati të partisë së Metës, sot plot 62% e zgjedhësve tiranas nuk do të merrnin pjesë në votim (vjet më 14 maj, nuk morën pjesë në votim 48% e zgjedhësve të këtushëm tiranas). Ndër ata që do të merrnin pjesë sot në zgjedhje, goxha më shumë se gjysma do të votonin për Veliajn. Konkretisht, nga një ekstrapolim i përafërt statistikor, rezulton se sot do të votonin për Veliajn rreth 160 mijë tiranas. Kurse për kandidatin e partisë së Metës, do të votonin vetëm 60 mijë (shihni Grafikun 2 më poshtë).

Erion Veliaj makthi i Ilir Metës e Sali Berishës, nëse

Nga analiza e detajuar e të dhënave të hollësishme të sondazhit, rezulton se pothuaj të gjithë simpatizantët e Metës do të votonin për një kandidat të partisë së Berishës. Nga ana tjetër, vetëm 1/3 e simpatizantëve të Berishës do të votonin për një kandidat të partisë së Metës.

SHËNIM: Nga një ekstrapolim i përafërt statistikor i të dhënave të sondazhit, rezulton se rreth 190 mijë tiranas të rritur janë aktualisht simpatizantë të Ramës, rreth 95 mijë janë simpatizantë të Berishës, rreth 18 mijë janë simpatizantë të Metës, dhe rreth 277 mijë të asnjërit prej këtyre të treve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related