Qeveria do të rishikojë ndryshimin e strategjisë së pagave sipas Strategjisë së re fiskale 2024-2027.
Sipas Pano Sokos, nga Nisma “Thurje” strategjia e re tatimore ka të bëj më shumë me performancën fiskale të qeverisë, sesa me politikat e caktuara fiskale.
Për Sakon, i ftuar në një intervistë televizive, kjo vjen për shkak të kërkesave që vijnë nga BE si parakusht për nevoja të projekteve të përbashkëta që qeveria do të ketë me BE.
“Këto janë lëvizje që vijnë në fund të viti për shkak të paketës fiskale që do të prezantohen në buxhetin e fundvitit. Në fakt strategjia nuk është se ka lidhje me politikat e caktuara fiskale më tepër sesa me performancën fiskale te qeverisë. Dhe strategjia që përfshin vitit 2024-2927 është e përqendruar te rritja e performacën së qeverisë dhe rritja e të ardhura qeveritare të cilat do të shtrojnë presionin tyre në kahun e rritës së peshë së tyre në buxhetin e shtetit.
Këto strategji që janë hartuar pikërisht për shkak të kërkesave që vijnë nga BE për nevoja të projekteve të përbashkëta që qeveria do t ketë më BE, janë të tilla, të cilat normalisht kërkojnë një konsensus të gjerë politike dhe për këtë arsye ato hidhen në diskutim publik,.
Gjithë qëllimi i strategjisë është tregimi që qeveria të tregojë më fakte dhe prova se si do të përformojë nga pikëpamja fiskale, sa do te jetë e konsoliduar nga pikëpamja fiskale dhe sa e konsoliduar do të jetë qeveria shqiptare, sa të sigurta do të jenë financat shqiptare në vitet në vijim të cilat do të mundësojnë pastaj hapjen e marrëdhënieve të reja e BE apo edhe hapjen e kapitujve të radhës që do të kenë në fokus politikat fiskale.”
Sipas Sokos, realizimi i skemës është akoma në nivelin makro dhe nuk ta detaje për mënyrën se si do bëhet.
