Sterjovski në mëngjes iku nga Berisha, në drekë futet në listën e Ramës

Data

Kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), Vasil Sterjovski mëngjesin e sotëm dorëzoi shkresën në KQZ, ku kërkonte tërheqjen nga koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një prononcim për mediat, Sterjovski bëri me dije se arsyeja e tërheqjes ishte për shkak se kishin kërkuar një kandidat në listën e hapur të Qarkut të Korçës, por kjo kërkesë u ishte refuzuar nga ana e demokratëve.

E duket se pa kaluar shumë orë, Sterjovski  ka gjetur “strehë të re” (kthim te e vjetra), pasi burime për mediat bëjnë me dije se ai është dakordësuar me Edi Ramën për të qenë në listën e kandidatëve të PS-së për Qarkun e Korçës. Duket se kërkesën që nuk ia plotësoi Berisha, Sterjovskit ia plotësoi Rama.

Kujtojmë se edhe në vitin 2021, Vasil Sterjovski i Aleancës së Maqedonasve ka qenë kandidat për deputet nën logon e PS-së në Qarkun e Korçës, por nuk arriti të shpallej fitues. Ai mori mandatin e deputetit në vitin 2019, kur opozita vendosi të djegë mandatet e saj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related