Spartak Ngjela: Ja pse SPAK nuk e thërret Edi Ramën për të dëshmuar pas daljes së emrit të tij në dosjen e Berishës…

Data

Në një kohë kur tensionet politike në Shqipëri po intensifikohen, Spartak Ngjela, një nga figurat më të njohura të jurisprudencës, sjell një analizë të thellë mbi situatën aktuale. Në qendër të diskutimeve është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili, sipas Ngjelës, ka humbur ekuilibrin në përballjen me akuzat që e rrethojnë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat i njohru, Ngjela thekson rëndësinë e rolit të SPAK-ut në këtë kontekst, duke u ndalur veçanërisht në arsyet pse kryeministri Edi Rama nuk është thirrur për të dëshmuar pas daljes së emrit të tij në dosjen që lidhet me aferën e privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”.

-Avokat Ngjela, si e komentoni dosjen 500 faqshe që SPAK ka përgatitur për familjen “Berisha” në aferën Partizani?

Ajo është akoma dosje dhe nuk ka filluar gjyqi e si e tillë nuk di se çfarë akuzash ka brenda në dosje. Në momentin që hapet procesi gjyqësor do të dalin provat dhe aty do t’i shikojmë hap pas hapi.

-Pasi SPAK mori të pandehur zotin Berisha, ky i fundit ka ashpërsuar tonet ndaj gazetarëve duke i cilësuar si një ‘strukturë kriminale’ pas publikimeve të detajeve nga dosja e akt-akuzës së Prokurorisë së Posaçme. Pse ky reagim kaq i ashpër nga Berisha?

Ka patur çrregullim mendor, kuptohet pasi është në arrest. Me gazetarët nuk e di ça pati, pasi ata/ato transmetojnë atë që shikojnë. Nuk di çfarë të them por që ka tronditje psikike, kjo nuk diskutohet. Nuk ma ha mendja të jetë ndonjë hakmarrje pasi nuk ka lidhje direkte por në konditat që është një i pandehur, i arrestuar, ndodh të ketë deviacione në psikikën e tij, jo të mëdha por dyshojnë për gjithçka e siç duket, Berishës i duket sikur gazetarët e kanë fyer.

-Në dosjen e SPAK për aferën Partizani del dhe emri i Edi Ramës, i cili në postin e kryebashkiakut i ka hapur rrugë privatizimi të këtij kompleksi. A duhet ta thërrasë SPAK kryeministrin?

Jo se kryeministri ka patur brenda kompetencës së tij privatizimin. Këshilli i Ministrave pavarësisht se e ka privatizuar, këtu flitet se kush e ka blerë. Çfarë ka kryeministri se ka nxjerr një akt zyrtar. Por çështja është se akti zyrtar që ka nxjerr kryeministri, është i ligjshëm apo i pa ligjshëm. Por po të ishte i paligjshëm ai duhej rrëzuar në një gjykatë, e cila merret me këto probleme, por deri tani nuk kemi probleme të tilla e kur të dalin do i shikojmë.

-Në modelin qe po ndjek SPAK, Berisha po hetohet për akte kolegjiale te para shume viteve,  qeveria aktuale ka shumë vendime të së njëjtës formë, a mendoni se Prokuroria e Posaçme po krijon një precedent qe do te fundose edhe kryeministrin Rama, ku ai ndodhet në të njëjtën situate me aferën e inceneratorëve, madje me keq pasi ne dokumente ai del edhe me firmë?

Nuk di unë se çfarë mund të bëj akuza, nuk mund të flas me hipoteza se çfarë do të bëj instituti i akuzës. Ajo e ka në dorë, po të dojë e nis çështjen, po të dojë e pushon si çështje por kur të dalin provat nëpër procese do të kuptojmë sesi dhe kur ka ndodhur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related