Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe Luan Rama në firmat e lobimit, Ilir Meta në…

Data

Në vitin 1990, kur nisi angazhimin e tij politik si pjesë e lëvizjes studentore që rrëzoi regjimin komunist, Ilir Meta, me siguri, as që e kishte menduar se pas dekadash në majat e pushtetit, do të përfundonte në burg. Jo për lëvizjet e tij personale, sipas tij, por për zullumet e firmave të bashkëpunëtorëvemë të afërt në ish-LSI, duke nisur nga Monika Kryemadhi ish-gruaja e tij, Vangjel Tavo, Endrit Brahimllari, Petrit Vasili dhe deri te Luan Rama, të cilët disa prej tyre rezultojnë dhe me firma të përfshirë në transfertat e dyshimta të parave drejt SHBA përmes kontratave të lobimit. Ilir Meta e ka pranuar se lobimi i LSI-së në SHBA mund të ketë pasur shkelje ligjore, por sipas tij, diferenca shumave që SPAK pretendon si të padeklaruara nuk është përgjegjësi e tij, por e ish-bashkëpunëtorëve të tij, të cilët i lidh me Monika Kryemadhin. Meta ka thënë gjithë kësaj kohe se të gjitha vendimet për kontratat dhe personat e autorizuar janë marrë nga Kryesia e partisë, dhe se çdo gjë është deklaruar në KQZ sipas ligjeve shqiptare dhe atyre amerikane.

Ai mohon të ketë qenë ndonjëherë në dijeni për pagesa të paligjshme apo të ketë autorizuar dikë për veprime të tilla, që i cilëson si “ose diletante ose të qëllimshme”. Meta ka kërkuar nga SPAK të hetojë kush ka kryer këto pagesa pasi ai nuk del në asnjë firmë. Ish-presidenti ka përmendur konkretisht kushëririn e Kryemadhit, Adrian Shatku një emër që del edhe në dosjen hetimore si bashkëpunëtor në biznese me Kryemadhin. Meta shton se Shatku ka kryer pagesa për lobim në SHBA në emër të partisë. Ai ka kërkuar gjithashtu që të merret në pyetje Eriol Braimllari, ish-drejtor kabineti dhe kushëri i Endrit Braimllarit.

Sipas Metës, Eriol Braimllari ka mbajtur për 10 vite të gjithë korrespondencën me kompanitë lobuese në SHBA dhe figuron në dosjen e SPAK. Ndërkohë, nuk kursen as Endrit Braimllarin, ish-sekretarin e përgjithshëm të PL-së, të cilin e akuzon se firmosi kontratën e lobimit dhe kishte për detyrë ndjekjen e saj. Meta përmend gjithashtu edhe ish-deputetin Vangjel Tavo, për të cilin pretendon se ishte ai që propozoi parapagimin e 15 mijë USD për kompaninë lobuese “McKeon Group” në mbledhjen e Kryesisë së LSI.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related