Demokratët e Lezhës kanë “kryqëzuar” këtë fundjavë Flamur Nokën në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë gjatë prezantimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku. Anëtarët e kryesisë, por edhe simpatizantët e kësaj force politike të pranishëm në mbledhje, ku ishte dhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kundërshtuan vendimmarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushatën elektorale në Lezhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025. Sipas demokratëve, nuk mund të përfaqësohen nga një person i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vjet nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Nokën.
Debate
Debatet kanë qenë të forta dhe me tone tepër të larta, të cilat po i pasqyrojmë më poshtë.
Arben Paluca, anëtar i kryesisë së PD, dëgjohet të thotë: “Këtu është mbushur me patronazhistë. Patronazhistët të shkojnë tek PS. Hajde vëlla! Jemi të thirrur kryetar, sekretar dhe anëtar!”
Gjon Karaci, simpatizant: “I kam dhënë votën Agron Gjekmarkajt!”
Flamur Noka: “Qartë, qartë.”
Gjon Karaci: “Për debat kam ardhur këtu. Unë dua të fitoj, nuk dua të humb.”
Flamur Noka: “Janë 50 burra e gra këtu. Nuk ta kanë borxh. Nuk mund t’i mbash peng ti.”
Gjon Karaci: “Do t’i mbaj peng, siç më kanë mbajtur me helm ata 5 që ke aty mua.”
(Në një moment ndërhyn Gjin Gjoni, kryetari i PD-së së Lezhës, për të qetësuar demokratin.)
Arben Paluca, anëtar i kryesisë së PD:“Kam 30 vjet në opozitë me ju. Çfarë të rrej me? Kanë mbaruar rrenat, çfarë të them!”
Flamur Noka: “S’ke pse t’i thuash rrenat, t’i thuash të vërtetën.”
Gjon Karaci: “Sali Berisha a ka deklaruar më 11 janar se do të bëhen primare? Pse nuk bëri primare e të nxirrnim ne fitues kë të donim ne?”.
Paralajmërimi
Ndërkohë demokratet e Lezhës paralajmërojnë bojkot te fushatës elektorale te vitit 2025 dhe humbje te thelle nese nuk do te këtë reflektim qe Agron Gjekmarkaj te tërhiqet si drejtuesi politik i këtij qarku.
Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe:Kam një pyetje të thjeshtë për zotin Agron. Ka 3 vjet që asnjë demokrat nuk e ka takuar. Përtej çështjes së Tiranës, politike jo me Lulin jo me Salën jo … pastaj rrokulliset sa rrokulliset e pastaj gjen veten.
Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe:Ne nuk dalim në fushatë asnjë nëse Agron Gjekmarkaj do të vijë drejtues politik. Dhe unë pa ata s’kam ça bëj. Që sot nëse vendoset, për të qenë unë mirupafshim! Kam 7 seksione, edhe asnjë, kujtdo që i kam thënë, më kanë thënë po na erdhi në listë të mbyllur, Agron Gjekmarkaj, si drejtues politik ne asnjë nuk dalim në fushatë. Unë s’kam tjetër me kë bëj fushatë.
