SPAK thërret Gaz Pajën, Klodiana Lala tregon arsyen: Ka lidhje me dosjen e bujshme Veliaj-Xoxa

Data

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori Gaz Paja. Lala e ftuar në një emision televiziv, tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin. Lala gjithashtu u shpreh se janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related